Posts

Showing posts from November, 2020

Biografia e "Faik Konicës''

  Faik Konica është shkrimtar shumë i njohur. Faik Konica mori mësimet e para në Konicë dhe i vijoi për pakë kohë te Jezuitët në veri, në Shkodër. Më pas u shkollua në shkollat franceze në Lindje, në Stamboll. Në Dizhon dhe në Paris, ndoqi studimet për filozofi. Ai fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonshme. U diplomua për letërsi në Universitetin e Harvardit të SHBA. Ai mësoi gjithnjë dhe thoshte vetë se ishte një student i perjetshëm. Konica mbahet si një nga njerzit më të ditur në kulturën shqiptare të këtij shekulli. Rruga e tij shkollore e jetës tregon se ai e njohu Shqipërinë nga Jugu në Veri dhe shkoi gjithnjë prej Lindjës në Përëndim. Kjo është rruga e tij e zhvillimit kulturor.   Konica ka zhvilluar veprimtari të jashtëzakonshme kulturore e atdhetare me botimin e revistave "Albania e Trumpeta e Krujës" me themelimin e shoqëris VATRA dhe me redaktimin e gazetës "Dielli" në Amerikë. Mirëpo, vlera më madhe e pu...